Find your JOY

Qellimi jone eshte qe te ndihmojme klientet te gjejne kenaqesi ne cdo levzije dhe te behen te lumtur me progresin e tyre fizik dhe mendor.

Kush jemi ne?

Ne besojme se aktiviteti fizik, pervec precizitetit teknik, duhet te jete edhe argetues. Misioni yne eshte te krijojme dhe te ofrojme programe efektive qe e bejne kete proces te kendshem dhe frymezues per te gjithe. Bashkohu ne nje nga klaset tona qe te ndjesh energjine e vertete.

Ekipa

Lavdije

Koreografe Dansi Individual dhe në Çift

Eksperte e vallëzimit në çift, sidomos për dasma dhe raste speciale. Jep edhe klasa individuale për t’ju ndihmuar të shkëlqeni në skenë dhe të ndiheni rehat duke vallëzuar.

Elena

Specialiste e Kujdesit ndaj Klientëve

Zëri dhe buzëqeshja e parë që ju mirëpret. Elena kujdeset që çdo përvojë të jetë e veçantë, duke ju dëgjuar, informuar dhe përfshirë gjatë gjithë rrugëtimit tuaj në JOY.

Norë

Trajnere Dansi & Pilates

Mësuese energjike e vallëzimit dhe instruktore e Pilates. Ajo di të nxjerrë maksimumin nga secila orë, duke ju dhënë lëvizje që ju motivojnë dhe forcojnë. E gjeni në klasët e Zumba, Pilates dhe Aerobic.

Artan

Trajner Force & Shëndeti

Trajner fizik që ju ndihmon në ndërtimin e muskujve, forcë, fleksibilitet dhe përgatitjen për sfida si maratona, hiking apo qëndrueshmëri fizike. Mëson në grupet e Pilates dhe Bootcamp, si dhe në klasa individuale.

Sara

Trajnere Stott Pilates

Specialiste e Stott Pilates dhe psikologe. Me qasje profesionale ajo ndihmon trupin të forcohet, ndërsa mendjen ta çlirojë nga stresi. Idealja për ata që duan rezultate të qëndrueshme dhe balancë mendje-trup.

Agnesa

Nutricioniste & Trajnere e Mirëqenies

Specialiste në shëndetin e grave (hormonet, tretja, energjia e ulët, problemet me peshën) dhe trajnere e ushtrimeve fizike. E gjeni në Zumba, Pilates dhe Aerobic. Ajo është udhëheqësja juaj personale për trup të shëndetshëm dhe jetë më të balancuar.

Erna

Krijuese e JOY-t

Erna me përvojë si koreografe dhe trajnere, ka krijuar hapësirë ku energjia dhe pasioni për mirëqenien bashkohen. Përkushtimi i saj për të frymëzuar dhe mbështetur të tjerët reflektohet në çdo program që ofron JOY.

Programet tona

Programet e JOY jane krijuar per te kombinuar aktivitetin fizik me argetimin, duke ofruar pervoja te larmishme dhe efektive per te gjitha nivelet. Pavaresisht nese synoni forcim, humbje peshe apo permiresim te mireqenies mendore, programet tona si Zumba, Pilates, Bootcamp dhe klasat individuale apo te korporatave jane te dizajnuara per t'ju ndihmuar te arrini qellimet tuaja.

PROGRAMET PËR KORPORATA

Ky program është i fokusuar në stimulimin e energjisë dhe motivimit të punonjësve për të rritur produktivitetin dhe shpirtin e skuadrës në kohë të shpejtë prej 15-40 minuta.

Program per Korporata

JOY Prishtine

Joy Fushe Kosove

Wedding Dance Lessons

Ky program është i dizajnuar për çiftet që do të martohen dhe duan të krijojnë kujtime të paharrueshme gjatë dasmës së tyre. Pjesëmarrësit do të mësojnë kërcime tradicionale dhe moderne, të përshtatura për ritmin dhe preferencat e çiftit. Mësimet janë të fokusuar për të ndihmuar çiftin të krijojnë koreografi të veçantë për momentin më të rëndësishëm të jetës së tyre.

Program per Cift

JOY Wellness House- Prishtinë

JOY Dance Studio- Fushë Kosovë

Klasë Individuale

Klasat individuale ofrojnë mundësinë për të pasur një program të personalizuar që i përshtatet qëllimeve dhe nevojave tuaja të veçanta.

Program Individual

Pilates

Pilates është program i dizajnuar për të rritur forcën e muskujve dhe fleksibilitetin. Ky program përdor lëvizje të kontrolluara për të ndihmuar trupin të bëhet më i fortë dhe funksional. Me fokus në rritjen e vetëdijes trupore dhe përmirësimin e posturës, Pilates është mundësi e shkëlqyer për ata që duan të trajnojnë trupin në mënyrë të ekuilibruar.

Program Grupor

JOY Wellness House - Prishtinë

Strength Training

Strength Training – Forcë, Tonifikim dhe Qëndrueshmëri Programi Strength Training është ndërtuar për të zhvilluar forcë funksionale, formësim trupor dhe stabilitet.
Përmes kombinimit të ushtrimeve me peshë trupore, pajisje funksionale dhe lëvizje të kontrolluara, ky program aktivizon çdo grup muskujsh duke ndihmuar në:
💪 forcimin e muskujve,
🔥 përshpejtimin e metabolizmit,
⚖️ përmirësimin e balancës dhe qëndrimit,
🧠 si dhe rritjen e fokusit dhe vetëbesimit.

Program Grupor

JOY Wellness House - Prishtinë

Zumba, Pilates dhe Aerobi

Programi i preferuar i anëtareve tona: ideal për gra dhe vajza - 3 në 1. Fillojmë pjesën e parë të orës me Zumba dhe Aerobi ku përmes kërcimeve djegim kalori dhe punojmë me shkrirjen e dhjamit, përmirësimin e formave trupore, largimin e strijave dhe celulitit. Pastaj, vazhdojmë me pjesën e Pilates për forcë, qëndrueshmëri, muskuj të theksuar, largim i dhimbjeve të shpinës, qafës dhe kokës. Edhe pse takohemi në grupe, për energji dhe shoqëri -përciellja është individuale me kujdes të veçantë për secilën pjesëmarrëse nga trajneret profesioniste.

Program Grupor

JOY Wellness Studio - Prishtinë

JOY Dance Studio- Fushë Kosovë

12

Programe te specializuara

7+

Vite Eksprience

4288

Pjesmarrje ne evente

2745

Klient te kenaqur

PROGRAMET PËR KORPORATA

Ky program është i fokusuar në stimulimin e energjisë dhe motivimit të punonjësve për të rritur produktivitetin dhe shpirtin e skuadrës në kohë të shpejtë prej 15-40 minuta.
Shiko oraret

Wedding Dance Lessons

Mësim kërcimi në çift për dasëm

Momenti juaj i parë në vallëzim – i paharrueshëm, natyral dhe plot ndjenjë.
Koreografja jonë krijon me ju një kërcim unik, që pasqyron personalitetin dhe historinë tuaj si çift.

💃 Krijojmë koreografi të personalizuar për çdo stil – klasik, modern apo elegant.
🎶 Zgjedhim së bashku muzikën dhe ritmin që ju përfaqëson.
🤍 Punohet me kujdes në harmoni, qëndrimin dhe sigurinë në lëvizje, në mënyrë që dita juaj e madhe të jetë pa stres dhe plot magji.

🕒 Për 2 orë bashkë mësoni kërcimin tuaj
📍 Lokacionet: Joy Dance Studio & Joy Wellness House
📅 Rezervo paraprakisht për të filluar përgatitjet në kohë.

👉 Krijoni vallen tuaj të parë – me ndjesi, elegancë dhe dashuri.

Shiko oraret

Klasë Individuale

Klasat individuale ofrojnë mundësinë për të pasur një program të personalizuar që i përshtatet qëllimeve dhe nevojave tuaja të veçanta. Pavarësisht nëse synoni forcimin, humbjen e peshës, rehabilitimin ose thjesht përmirësimin e kondicionit fizik, këto seanca ofrojnë mundësi të plota për trajnim të dedikuar.

Shiko oraret

Pilates

Pilates është program i dizajnuar për të rritur forcën e muskujve dhe fleksibilitetin. Ky program përdor lëvizje të kontrolluara për të ndihmuar trupin të bëhet më i fortë dhe funksional. Me fokus në rritjen e forcës, fleksibilitetit, qëndrueshmërisë trupore dhe trajtimin e sëmundjeve (si skolioza, osteoporoza, atriti etj.).Pilates është mundësi e shkëlqyer për ata që duan të trajnojnë trupin në mënyrë të ekuilibruar.

Program profesional me kujdes individual dhe grupe të vogla për forcë, fleksibilitet dhe qëndrim të shëndetshëm.
Përmirëson dhimbjet e shpinës, qafës dhe kyçeve, ndihmon në raste si skolioza, osteoporoza apo artriti, dhe forcon lidhjen mendje–trup.

Nivelet:

  • Fillestar: për fillestarë dhe ata që duan bazat e qëndrimit e frymëmarrjes.

  • Mesatar: forcë, balancë dhe kontroll trupor.

  • Avansuar: intensitet më i lartë dhe teknika të avancuara.

  • Speciale: Mommy & Me, Strength Training, Stretch & Mobility.

Pse Joy?

✔ Instruktorë të certifikuar
✔ Vëmendje individuale në çdo klasë
✔ Ambiente të ngrohta dhe relaksuese
✔ Pajisje të përfshira

🕒 Kohëzgjatja: 40min
📍 Lokacionet: Joy Wellness House
📅 Rezervo paraprakisht – vendet janë të kufizuara

👉 Regjistrohu tani dhe përjeto ndryshimin që trupi dhe mendja jote meritojnë

Shiko oraret

Strength Training

Strength Training – Forcë, Tonifikim dhe Qëndrueshmëri

Programi Strength Training është ndërtuar për të zhvilluar forcë funksionale, formësim trupor dhe stabilitet.
Përmes kombinimit të ushtrimeve me peshë trupore, pajisje funksionale dhe lëvizje të kontrolluara, ky program aktivizon çdo grup muskujsh duke ndihmuar në:
💪 forcimin e muskujve,
🔥 përshpejtimin e metabolizmit,
⚖️ përmirësimin e balancës dhe qëndrimit,
🧠 si dhe rritjen e fokusit dhe vetëbesimit.

Për kë është i përshtatshëm

  • Për fillestarë dhe të avancuar (niveli përshtatet sipas përvojës)

  • Për gra dhe burra që duan trup më të fortë, të tonifikuar dhe më rezistent

  • Për ata që duan të kombinojnë forcën me përfitime funksionale për jetën e përditshme

Pse Joy

✔ Instruktorë të trajnuar dhe përcjellje individuale
✔ Ambient i sigurt, modern dhe motivues
✔ Pajisje profesionale

🕒 Kohëzgjatja: 40 minuta
📍 Lokacionet:  Joy Wellness House
📅 Rezervo tani dhe ndjehu më i fortë çdo javë.

Shiko oraret

Zumba, Pilates dhe Aerobi

Program 3 në 1 ideal për gra dhe vajza që kërkojnë energji, humbje ose shtim peshe, formësim trupor dhe mirëqenie të plotë.
Ora fillon me Zumba dhe Aerobi, ku përmes ritmeve dhe lëvizjeve dinamike:
🔥 digjen kaloritë,
💪 shkrin dhjami,
💃 përmirësohen format trupore dhe
✨ reduktohen strijat dhe celuliti.

Më pas, kalojmë në pjesën e Pilates, e cila fokuson forcën, qëndrueshmërinë dhe qetësinë trupore – duke ndihmuar në largimin e dhimbjeve të shpinës, qafës dhe kokës, si dhe në tonifikimin e muskujve.

Edhe pse klasat zhvillohen në grupe të vogla, përkujdesja mbetet individuale: çdo pjesëmarrëse merr vëmendje të veçantë nga trajneret tona profesioniste.

🕒 Kohëzgjatja: 50 minuta
📍 Lokacionet: Joy Dance Studio & Joy Wellness House
📅 Rezervo vendin tënd dhe përjeto programin më të dashur të Joy!

Shiko oraret