JOY
Mat Pilates
Programet

Programi 02

Mat Pilates

Qëndrim. Kontroll. Frymë.

Forcë, stabilitet, fleksibilitet dhe kontroll i plotë trupor për posturë të rregullt dhe qëndrueshmëri trupore.

Frekuenca e rekomanduar: 2 herë në javë

Çfarë përfiton

Forcon qendrën (core) dhe qëndrimin
Rrit fleksibilitetin dhe balancin
Intensitet i ulët, rezultate të larta
Aerobics për qëndrueshmëri kardiovaskulare

Në detaje.

Mat Pilates fokusohet te kontrolli i saktë i lëvizjes, frymëmarrja dhe aktivizimi i muskujve të thellë të barkut e shpinës. Çdo ushtrim kryhet ngadalë dhe me teknikë të korrigjuar vazhdimisht nga instruktorja, ndaj është i sigurt edhe për filiste absolute.

Praktika e rregullt përmirëson qëndrimin, zbut dhimbjet e shpinës që vijnë nga pozicionet e zyrës, rrit fleksibilitetin e ijeve dhe forcën e qendrës (core). Për shkak të intensitetit të ulët dhe ndikimit minimal në kyçe, është ideal për rikthim në formë pas pushimeve të gjata.

Klasat zhvillohen mbi tapete profesionale në grupe të vogla, kështu që çdo pjesëmarrëse merr vëmendje individuale. Përdorim unaza Pilates, topa të vegjël dhe breza rezistence sipas nivelit të grupit — nuk të duhet asgjë me vete përveç veshjes komode.

Klasat e këtij programi

Prishtinë
E Hënë, Mërkurë19:00
E Martë, Enjte07:00, 12:00
Fushë Kosovë
E Hënë, Enjte20:00, 21:00
E Martë, Enjte08:00

Gati për ta provuar?

Zgjidh datën dhe planin që të përshtatet — drop-in ose anëtarësim i plotë.

Eksploro edhe